13:09 / 21.03.2022
Ranieri: Nuk do të lejoja të largohet Dybala
Trajneri i njohur evropiane, Claudio Ranieri në një intervistë për “Radio Rai”, ka folur edhe për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala-n.
Argjentinasi duket se në fund të këtij sezoni, do të ndajë rrugët me ‘Zonjën e Vjetër’”, transmeton RTKLive.com.
Ranieri thotë se Juve nuk duhet të lejoj largimin e Dybala-s.
“Nuk do ta lejoja kurrë të largohej një lojtarë i tillë. Gjithmonë më pëlqen lojtari që e lidh lojën”, tha Ranieri.
“Por ky vendim nuk më takon mua. Trajneri dhe drejtuesit e klubit duhet të mendojnë për këtë çështje”, theksoi ai.
Dybala është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane, përfshirë edhe Interin.
Madje, siç raportohet, reprezentuesi argjentinas është më afër Interit. /F.BYTYQI/























