Liverpooli sfidon Barcelonën e Realin për Lewandowskin
BKT
Sport

Liverpooli sfidon Barcelonën e Realin për Lewandowskin

Liverpool është një tjetër klub i madh që është i interesuar për yllin e Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Mediat britanike të hënën shkruajnë se ‘The Reds’ po përgatiten t’i hynë garës për sulmuesin polak, transmeton RTKLive.com.

Reprezentuesi i Polonisë në fund të këtij sezoni, mund të largohet nga ‘Alianz Arena’ për të nisur një aventure të re në futbollin evropian.

Real Madrid dhe Barcelona janë skuadrat që synojnë ta transferojën Lewan, por kësaj garë duket se do t’i shtohet edhe skuadra nga ‘Anfield’.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e njeh mirë polakun më të cilin ka punuar tek Borussia Dortmund.

Strategu gjerman dëshiron ta ketë në skuadër yllin e ‘bavarezëve’ për sezonin e ardhshëm. /F.BYTYQI/