Dënohet sërish lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny
BKT
Rajoni dhe Bota

Dënohet sërish lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, është dënuar për disa mashtrime të rënda, siç është akuzuar edhe në të kaluarën.

Gjatë proceseve gjyqësore të një jave më parë, prokurori kërkoi dënimin me 13 vjet burg dhe dy vjet me kufizime, si dhe gjobë.

Vendimet e dyshimta kundër Navalny-t kanë bërë të nënkuptohet prej kohësh se ai nuk u lejua të kandidojë në zgjedhjet e Rusisë, ku të gjitha partitë dhe kandidatët, në një mënyrë ose në një tjetër, duhet të lidhen me atë që dëshiron pushteti në Moskë. Prandaj, ai dhe lëvizja e tij kundër korrupsionit kanë kërkuar të mbledhin rusët pas alternativave të opozitës që kanë shanset më të mëdha për të mposhtur në çdo zonë elektorale partinë “Rusia e Bashkuar” e Vladimir Putinit, njoftojnë mediet skandinave, transmeton RTKLive.

Alexei Navalny është i burgosur që nga janari i vitit 2021, kur u arrestua pasi u shtrua në spital për një sulm helmues për të cilin ai, mbështetësit e tij dhe pjesë të mëdha të botës perëndimore akuzojnë Kremlinin.

Ai aktualisht po vuan një dënim prej dy vjet e gjysmë në një burg në lindje të Moskës./M.Miftari

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota