“Transferimi i Haaland-it është i vështirë, por jo i pamundur”
Këshilltari i presidentit të Barcelonës, Enric Masip këmbëngul se skuadra katalonase është në gjendje të blejë sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.
Ylli norvegjez është një nga lojtarët më të kërkuar në planet.
Barcelona, Real Madrid, Manchester City dhe Manchester United janë duke bërë garë për transferimin e sulmuesit norvegjez, transmeton RTKLive.com.
Barcelona kërkon formulën për të nënshkruar me Haalndi-in
Këshilltari i presidentit Laporta, e pranon se Barcelona është në krizë financiare, por sipas tij, ‘Blaugranat’ duhet të gjejnë formulën për të sjellë Haalandin në ‘Camp Nou’.
“Transferimi i Haaland është i vështirë, por jo i pamundur”, tha Masip,
“Duhet plotësuar shumë gjera për të nënshkruar më të. Klubi pavarësisht situatës ekonomike, po kërkon formulën për të nënshkruar më të”.
“Barça duhet të nënshkruajë më të mirin. Haaland është një lojtar i madh”, theksoi Masip.
Garë e ‘nxehtë’ për Haalandin
Prej kohësh është duke u zhvilluar gare e ‘nxehtë’ nga top-klubet evropiane për yllin e Dortmundit.

Reprezentuesi norvegjez bashkë me Kylian Mbappe e PSG-së janë dy lojtarët që kërkohen me ngulm nga klubet e fuqishme evropiane.
Dy klubet e Manchesterit dhe dy gjigantët spanjoll, pritet të bëjnë garë të zjarrtë për blerjen e Haalandit.
Vera që po vjen mbase do të jetë e ‘nxehtë’ për holandezin, i cili duket se po luan sezonin e fundit me ‘milionerët’ e Gjermanisë. /F.BYTYQI/























