Cila do të jetë e ardhmja e Herrera-s?
BKT
Sport

Cila do të jetë e ardhmja e Herrera-s?

Klubi spanjoll, Espanyol dëshiron që të mbajë në skuadër sulmuesin Yangel Herrera.

Herrera po luan tek Espanyoli në formë huazimi nga Manchester City.

Espanyol sipas medieve spanjolle, është i etur për të mbajtur në skuadër sulmuesin e Manchester Cityt, Yangel Herrera, transmeton RTKLive.com.

Herrera, i cili më parë ka luajtur tek Granada në formë huazimi, po shfaq formë mjaft të mirë këtë sezon të garave me skuadrën e Espanyolit.

A do të mbetet Herrera te Espanyoli?

Krerët e Espanyolit synojnë ta mbajnë në skuadër Herreran të paktën edhe një sezon.

Eksperti turk i transferimeve Ekrem Konur raporton se Espanyol dëshiron ta mbajë 24-vjeçarin edhe sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e skuadrës spanjolle, mësohet se janë në kontakt me Manchester City-n për gjetur marrëveshjen për Herreran. /F.BYTYQI/