20:24 / 23.03.2022
Dëmtim muskular, Amir Abrashi humb ndeshjen ndaj Spanjës
Kombëtarja shqiptare ka kryer edhe seancën e radhës në ditën e tretë të grumbullimit në Barcelonë, ku po përgatitet për dy ndeshje miqësore të muajit mars ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.
Nga kampi kuqezi bëhet e ditur se trajneri Edi Reja nuk do të mund të llogorisë në shërbimet e Amir Abrashit i cili për shkak të një dëmtimi muskular nuk do të mund të paraqitet në asnjërën prej këtyre dy ballafaqimeve.
Ndaj Spanjës Shqipëria luan më 26 mars kurse më pastaj e pret Gjeorgjinë më 29 mars.























