14:34 / 24.03.2022
Vuçiq: Serbia ndodhet në një nga situatat më të vështira në histori
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi në Bagdala të Krushevcit se Serbia është në një nga situatat më të vështira historike.
“Ne nuk e dimë se çfarë sjell nata, aq më pak e nesërmja, por e dimë shumë mirë se politika jonë duhet të jetë një politikë paqeje, stabiliteti dhe mbrojtjen e asaj që është e jona”, deklaroi presidenti serb, shkruan N1.
“Ne kurrë nuk kemi kërkuar asgjë, pos të jemi vetë dhe do të kemi mjaft mençuri, guxim dhe fuqi për të ruajtur dhe mbrojtur atë që është e jona, për të jetuar normalisht dhe për të luftuar për të jetuar edhe më mirë”, tha Vuçiq me rastit e zbulimit të përmendores së nënkolonelit Veljko Radenoviq, ish-udhëheqës i Njësive Speciale të Policisë së Serbisë nga Prizreni. /S.K.























