Eldorjan Hamiti do të gjykojë ndeshjen Kosova-Burkina Faso
BKT
Sport

Eldorjan Hamiti do të gjykojë ndeshjen Kosova-Burkina Faso

Eldorjan Hamiti nga Shqipëria, do të jetë gjyqtari kryesor për miqësoren e Kosovës me Burkina Faso.

Kosova do të përballet në miqësoren e parë të muajit mars, me ekipin nga Afrika, Burkina Faso.

Gjyqtari kryesor për këtë ndeshje do të jetë Eldorjan Hamiti nga Shqipëria.

Ai ka referuar vetëm një ndeshje miqësore ndërkombëtare, gjithashtu ka referuar në Kupën e Shqipërisë si dhe Kualifikimet e UEFA Konferencë Ligë.

Miqësorja e Kosovës ndaj Burkina Faso zhvillohet sot, me fillim nga ora 18:00.

Ndeshja Kosova-Burkina Faso luhet sonte në ‘Fadil Vokrri’ prej orës 18:00, dhe transmetohet live në RTK.