Gjonbalaj: Pritjet për fillimin e Alain Giresse duhet të jenë realiste
BKT
Sport

Gjonbalaj: Pritjet për fillimin e Alain Giresse duhet të jenë realiste

Njohësi i futbollit, Malsor Gjonbalaj konsideron se pritshmëritë për Kosovën e drejtuar nga trajneri i  ri  Alain Giresse duhet të jenë realiste, por sipas tij, megjithatë brumi ekzistues i skuadrës ia lehtëson atij shumë punën.

Gjonbalaj ka folur të enjten në RTK.

“Janë disa dilema që ai (Giresse v.j.) pritet t’i zgjidhë dhe ndeshjet e para do ta ndihmojnë për ta definuar ekipin. Është ndeshja e parë ku ai po do t’i shohë futbollistët të cilët nuk i njeh shumë mirë. Kjo është një ndeshje ku ai mund të bëjë variacione të ndryshme, sepse Burkina Faso s’ka cilësi, por është i papërshtatshëm. Pritshmëritë duhet të jenë realiste, por nuk jemi ekip pa cilësi dhe selektori e ka një brum ku nuk duhet të seleksionojë shumë”, ka thënë Gjonbalaj.