19:11 / 24.03.2022
Kosova shënon prapë ndaj Burkina Fasos, realizon Vojvoda
Kosova e ka gjetur edhe golin e tretë në ndeshjen miqësore me Burkina Fason.
Ka qenë minuta e 52-të kur Mërgim Vojvoda ka realizuar për rezultatin 3-0.
Paraprakisht për Kosovën, gjatë pjesës së parë, kishin shënuar Aliti dhe Selmani.























