Tre gjigantët evropian pas Pogba-s
BKT
Sport

Tre gjigantët evropian pas Pogba-s

Ylli i Manchester Unitedit, Paul Pogba ka futur në ‘luftë’ tre gjigantët evropiane.

Sipas mediave britanike, Real Madrid, Juventusi dhe PSG-ja, janë në kontakte të vazhdueshme me francezin, i cili duket se në fund të këtij sezoni, do ta mbyll aventurën me ‘Djajtë e Kuq’”, transmeton RTKLive.com.

Pogba prej kohësh është i lidhur me transferimin tek Reali dhe rikthimin tek Juve, pa ‘harruar’ edhe interesimin e PSG-së.

Reprezentuesi francez në qershor mbyll kontratën me klubin nga ‘Old Traffordi’, dhe siç raportohet, gjatë kësaj verë, Pogba do të bëhet me skuadër të re.

“Tri klubet e mëdha evropiane janë në kontakt me Pogba”, shkruajnë mediet në ishull. /F.BYTYQI/