13:50 / 25.03.2022
Ndërprehet trafiku hekurudhor Finlandë-Rusi
Nga e hëna do të ndalet qarkullimi i trenave ndërmjet Helsinkit (Finlandë) dhe Shën Petersburgut (Rusi), njofton kompania e trenave VR përmes një komunikate për media.
Treni i fundit për në Shën Petersburg niset të dielën në mëngjes, raporton Yletv, në suedishte, transmeton RTKLive.
"Deri tani, ne kemi mbajtur Allegrotrafiken sipas 'direktivave' të autoriteteve - qëllimi ishte të siguronim hyrjen e finlandezëve në Finlandë. Javët e fundit, njerëzit që donin të largoheshin nga Rusia kishin kohë për ta bërë këtë," thotë Topi Simola, kreu e trafikut të pasagjerëve të VR në njoftimin për shtyp.
Lidhja e trenit midis Shën Petersburgut dhe Helsinkit ka qenë një nga linjat e fundit të besueshme për qytetarët rusë që duan të shkojnë në BE./M.M.























