Shqiptohen 154 gjoba në Shkup, 40 për tejkalim të shpejtësisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Shqiptohen 154 gjoba në Shkup, 40 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni të Veriut, njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 14 gjoba, prej të cilave: 40 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë, shkruan Alsat.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 3 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për kalim në të kuqe në semaforë, 12 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta dhe 5 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota