​Mediat në Spanjë: Lewandowski ka arritur marrëveshje me Barcelonën
BKT
Sport

​Mediat në Spanjë: Lewandowski ka arritur marrëveshje me Barcelonën

Robert Lewandowski pranë Barcelonës. Sipas asaj që raportoi sot gazeta spanjolle “Sport”, klubi katalanas dhe sulmuesi polak tashmë kanë arritur një parim marrëveshjeje për kohëzgjatjen e kontratës dhe për përfitimet nga kontrata.

Duke qenë se kontrata me Bayern Munichun sulmuesit polak i skadon në vitin 2023, Barcelona dëshiron t'i bëjë një propozim klubit gjerman nga 50 deri në 60 milionë euro.

Lewandowski shihet se një tjetër goditje e madhe për Barcelonën që tashmë ka nisur rrugën e krijimit të një skuadre të fuqishme e cila tashmë ka nisur t’i jap frytet e para nën drejtimin e trajnerit Xavi Hernandez.