Macron kryeson sondazhet presidenciale, pavarësisht rritjes së Le Pen
BKT
Rajoni dhe Bota

Macron kryeson sondazhet presidenciale, pavarësisht rritjes së Le Pen

Më pak se dy javë para zgjedhjeve presidenciale, Marine le Pen, kandidatja e ”Rassemblement National” është rritur shumë në sondazhe, ndërkohë që ato vazhdon t’i kryesojë presidenti aktual, Emmanuel Macron.

Kandidati i së majtës radikale të ”Union Populaire”, Jean-Luc Mélenchon ndodhet në vendin e tretë.

Sipas tij sondazheve të Ipsos për llogari të ”Le Monde”, fondacionit ”Jean Jaures” dhe qendrës së kërkimeve politiko-shkencore, CEVIPOF, Le Pen ka arritur në 17,5% të përkrahjes për raundin e parë të 10 prillit duke fituar 1,5 pikë përqindje krahasuar me sondazhin e mëparshëm.

Macron mbetet në krye me 28%, por bie me një pikë përqindje krahasuar me sondazhin e fundit.

Jean-Luc Mélenchon renditet në vendin e tretë me 14% (+2 pikë), përpara kandidatit të  ekstremit të djathtë, Eric Zemmour të ”Reconquete!”) me 11,5% (-1,5 pikë).

Kandidatja e ”Republicains”, Valérie Pécresse është me 10%.

Zgjedhjet presidenciale franceze të 10 dhe 24 prillit janë eklipsuar nga situata e krijuar në Ukrainë./atsh


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota