Dardanët mbajnë stërvitjen e fundit para sfidës me Zvicrën
BKT
Sport

Dardanët mbajnë stërvitjen e fundit para sfidës me Zvicrën

Kombëtarja e Kosovës nesër do ta zhvillojë miqësoren e dytë të muajit mars kundër Zvicrës. Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih në orën 18:00 dhe pritet të jetë një festë futbolli, duke pasur parasysh numrin e madh të bashkëatdhetarëve tanë të cilët do të jenë në stadium.

Pasditen e sotme, siç ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës, Dardanët e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para kësaj ndeshje, teksa të gjithë futbollistët janë në formë dhe të gatshëm prë ta dhënë maksimumin në duelin e nesërm, që po ashtu është i veçantë edhe për shkak se në ekipin zviceranë luajnë disa futbollistë me prejardhje nga Kosova.