Giresse e sheh Zvicrën si njërën nga pesë kombëtaret më të mira evropiane
BKT
Sport

Giresse e sheh Zvicrën si njërën nga pesë kombëtaret më të mira evropiane

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse e ka vlerësuar Zvicrën si njërën nga pesë kombëtaret më të mira evropiane, por ka thënë se i ka marrë të gjitha masat me ekipin që t’i bëjë ballë kundërshtarit të nesërm.

“Zvicra është top kundërshtar; asgjë nuk është përcaktuar sa i përket titullarëve dhe nesër do t’ua japim rastin disa futbollistëve që nuk kanë luajtur akoma”, ka thënë ai

Kurse mbrojtësi i majtë i Dardanëve, Florent Hadërgjonaj ka thënë se në këtë ndeshje duan t’i tregojnë vlerat dhe formën e mirë. Ai ka thënë se Kosova ka kapacitet për të fituar edhe ndaj Zvicrës, derisa e ka vlerësuar këtë ndeshje si speciale. Hadërgjonaj ka thënë se ndihet i lumtur që pas dy vjetësh të vështira pa tifozë për shkak të pandemisë, tani do ta kenë përkrahjen e madhe nga bashkëatdhetarët në këtë duel, gjë e cila do t’i motivojë edhe më shumë për rezultat pozitiv. “Kam zgjedhur me zemër për Kosovën. Ndeshja nesër do të jetë emocionuese për të gjithë”, ka thënë ai.