Finlanda pezullon transportin hekurudhor me Rusinë
BKT
Rajoni dhe Bota

Finlanda pezullon transportin hekurudhor me Rusinë

Treni i fundit nga Shën Petersburgu ka mbërritur në Helsink të dielën mbrëma, që shënoi fundin e lidhjes hekurudhore midis Rusisë dhe Finlandës

Kompania finlandeze e Hekurudhave (VR) ka pezulluar përkohësisht trenat nga Rusia, të cilët kanë qarkulluar rregullisht që nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë.

Shumë rusë kanë shfrytëzuar rastin në javët e fundit për të lënë atdheun e tyre me tren. Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta, mijëra njerëz janë larguar nga Rusia që nga agresioni. Teksa vendet e BE-së ndërprenë lidhjet ajrore me Rusinë, shumë prej tyre zgjodhën fluturimet nëpërmjet Turqisë, Serbisë ose përmes rrugëve hekurudhore ose rrugore.

Lidhja nuk ishte e hapur për të gjithë njerëzit. Në tren mund të hynin vetëm qytetarët e Rusisë dhe Finlandës që kanë vizë dhe dëshmi të vaksinimit kundër pandemisë COVID-19. Shumica e pasagjerëve ishin rusë që jetonin, punonin ose studionin në Evropë.

Vetëm nga Rusia nga 24 shkurti në Finlandë kanë mbërritur rreth 700 njerëz çdo ditë me tren.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota