08:56 / 31.03.2022
Ukraina thotë se ka miliona ton rezerva të grurit dhe misrit
Ukraina, një prodhues dhe eksportues i madh global i drithërave, ka stoqe prej 13 milionë ton misër dhe 3.8 milionë grurë, tha të enjten zëvendësministri i Bujqësisë në Ukrainë, Taras Vysotskiy.
Ai shtoi se Ukraina nuk mund të eksportojë grurë, pasi portet detare janë bllokuar për shkak të pushtimit rus.
Më shumë se 90% e eksporteve të grurit të Ukrainës eksportohen përmes porteve të Ukrainës në Detin e Zi.























