Shqiptohen 159 gjoba trafiku në Shkup
BKT
Rajoni dhe Bota

Shqiptohen 159 gjoba trafiku në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni të Veriut, njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në qytetin e Shkupit ka shqiptuar 159 gjoba për shkelje të rregullave në trafik.

Sipas njoftimit të MPB-së 54 gjoba janë për tejkalim të shpejtësisë, 7 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 11 për vozitje në gjendje të dehur.

Janë shqiptuar dhe 12 gjoba për përdorim të telefonit dhe 54 për parkim të parregullt.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota