Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara vendosën sot një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, i cili hyri në javën e tij të gjashtë.

Sanksionet e fundit synojnë operatorët dhe kompanitë në sektorin e teknologjisë për të parandaluar Moskën të shmangë sanksionet e mëparshme.

Departamenti amerikan i Thesarit tha në një deklaratë se kishte vendosur sanksione ndaj 21 bizneseve dhe 13 personave, duke përfshirë Shoqërinë Aksionare Mikron, prodhuesi dhe eksportuesi më i madh rus i mikroelektronikës dhe çipave.

Sanksionet janë shtrirë në hapësirën ajrore, portet detare dhe sektorët elektronikë të ekonomisë ruse, raporton Sky News.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota