17:46 / 01.04.2022
Afrikë, lufta dhe thatësira kanë krijuar një krizë akute urie
Nën hijen e luftës në Ukrainë po ndodhin një sërë krizash dhe konfliktesh.
Disa shtete të kontikentit afrikan po shkojnë drejt urisë më të madhe deri më tani.
Disa konflikte ndërveprojnë me thatësirën më të keqe prej kohësh në rajon.
Pasojat janë shkatërruese dhe organizatat e ndihmës humanitare paralajmërojnë se 50 milionë njerëz janë në rrezik jete nga kequshqyerja, nëse nuk marrin ndihma ushqimore. Mes tyre janë 300 mijë fëmijë që rrezikohen të vdesin para verës./M.M.























