Vjen vendimi zyrtar për ndeshjen ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit
BKT
Sport

Vjen vendimi zyrtar për ndeshjen ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit

Edhe zyrtarisht tashmë është ndërprerë ndeshje ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit e vlefshme për xhiron e 27-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja u ndërpre në minutat shtesë të saj kur rezultati ishte 1-1.

Kjo ndërprerje erdhi për shkak se tifozët e Gjilanit zbritën në fushë dhe e sulmuan brutalisht portierin e Ballkani Stivi Frashëri.

Vendimi për ndërprerjen zyrtare të ndeshjes ka ardhur nga gjyqtari Genc Nuza dhe vendimi final rreth këtij ballafaqimi do të merret ditëve në vijim nga Komisioni i Garave.