Trazira vdekjeprurëse në një burg të Ekuadorit
BKT
Rajoni dhe Bota

Trazira vdekjeprurëse në një burg të Ekuadorit

Të paktën 12 persona janë vrarë në një përleshje në burg të Ekuadorit.

Dhjetë të tjerë janë duke u trajtuar për lëndime, njoftojnë mediet botërore, transmeton RTKLive.

Përleshjet në burgun el Turi, në Cuenca, Ekuador, në ditën e djeshme pasojnë një numër kryengritjesh të dhunshme dhe përleshje bandash në burgjet e këtij vendi.

Autoritetet përgjegjëse vlerësojnë se 320 të burgosur janë vrarë në trazirat e burgjeve në vitin e kaluar./M.M.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota