​SHBA do të vendosë sanksione shtesë ndaj Rusisë këtë javë
BKT
Rajoni dhe Bota

​SHBA do të vendosë sanksione shtesë ndaj Rusisë këtë javë

SHBA do të shpallë sanksione të reja kundër Rusisë këtë javë, tha të hënën këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan.

“Ju mund të prisni njoftime të mëtejshme për sanksione këtë javë. Ne po koordinohemi me aleatët dhe partnerët tanë se cilat do të jenë parametrat e saktë të kësaj, por po, këtë javë do të kemi elementë shtesë të presionit ekonomik për të njoftuar," tha Sullivan për CNN gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Duke iu përgjigjur pamjeve të fundit të mizorive që supozohet se janë kryer nga forcat ruse në Bucha, presidenti i SHBA-së Joe Biden u tha gazetarëve të hënën më herët se ai "po kërkon më shumë sanksione" kundër Rusisë dhe do t'i shpallë ato së shpejti.

Biden nuk i etiketoi vrasjet si gjenocid, por tha se ato ishin një krim lufte, duke kërkuar që të zhvillohej një gjyq kundër presidentit rus Vladimir Putin.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota