10:13 / 05.04.2022
‘Dardanet’ sot ndeshen me Estoninë
Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave ka udhëtuar dje për në Edinburgh të Skocisë, ku nga sot dhe ditëve të ardhshme do t’i zhvillojë tri ndeshje në kuadër të Grupit 4 të Ligës B, në kualifikimet për Evropianin 2023.
Të përzgjedhurat e Kushtrim Munishit ndeshjen e parë e luajnë të martën, në orën 14:00 kundër Estonisë. Më pas Dardanet e reja ballafaqohen me Kazakistanin, më 8 prill në orën 20:00 dhe në fund përballen me nikoqiren e këtij turneu kualifikues, Skocinë, më 11 prill në orën 16:00.
Gjashtë skuadrat fituese të grupeve dhe skuadrat e vendeve të dyta me bilancin më të mirë në duelet ndaj skuadrave të para dhe të treta do të promovohen në Ligën A.























