11:44 / 05.04.2022
Hungari, aksident mes trenit dhe kamionit
Disa persona kanë humbur jetën pasi një tren dhe një kamion u përplasën në jug të Hungarisë.
Siç raporton agjencia e lajmeve Reuters, e cila i referohet policisë lokale, dyshohet se ka edhe të plagosur, trensmeton RTKLive.
Aksidenti duhet të ketë ndodhur në një kryqëzim në qytetin e Mindszent, në orët e mëngjesit të sotëm./M.M.























