Takim i vendeve nordike në NATO
BKT
Rajoni dhe Bota

Takim i vendeve nordike në NATO

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde, sot në Bruksel do të zhvillojë një takim ndaras me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ministrin e Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, thuhet në njoftimin e qeverisë suedeze.

Takimi, i nivelit të veçantë, zhvillohet para takimit të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të NATO-s, ku përveç Suedia dhe Finlanda, janë ftuar edhe vendet e tjera partnere si: Ukraina, Gjeorgjia, Japonia, Koreja e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re, njoftojnë mediet skandinave, transmeton RTKLive.

"Në një situatë ku forcat autoritare po e shtyjnë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, është më e rëndësishme se kurrë që demokracitë të qëndrojnë së bashku dhe të mbrojnë vlerat tona", tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp dje para takimit./M.M.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota