Paralajmërohet për një krizë humanitare në Afrikën Perëndimore
Afrika Perëndimore po përballet me krizën e saj më të keqe në dekada.
Bota e pasur duhet të ofrojë ndihmë dhe "të provojë se jeta në Afrikë nuk është më pak e vlefshme se ajo në Evropë", përndryshe një katastrofë humanitare mund të jetë e pashmangshme, shkruajnë në një raport dymbëdhjetë organizata humanitare, njoftojnë mediet botërore, transmeton RTKLive.
Rreth 27 milionë njerëz, në zonat në fjalë, kanë nevojë për ndihmë, një shifër që mund të rritet në 38 milionë këtë verë, nëse situata në rajonin e Sahelit nuk përmirësohet.
Një numër në rritje i konflikteve, thatësirave, përmbytjeve, Covid-19 dhe lufta në Ukrainë po kontribuojnë në krizën në Burkina Faso, Nigeri, Çad, Mali dhe Nigeri, ndër të tjera, duke u bërë gjithnjë e më alarmante, shkruajnë organizatat e ndihmës./M.M.























