Obama kthehet në Shtëpinë e Bardhë
BKT
Rajoni dhe Bota

Obama kthehet në Shtëpinë e Bardhë

Të martën, Barack Obama u kthye në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë që nga largimi nga detyra si president.

Ai mori pjesë në një aktivitet për të festuar 12-vjetorin e reformës së shëndetësisë "Obamacare", e cila u prezantua gjatë kohës së tij sa ishte në pushtet.

“Është ndiesi e mirë të kthehesh prapë. Këtë e përjetova pak më parë”, tha Obama, njoftojnë mediet botërore, transmeton RTKLive.

Presidenti Joe Biden, i cili ishte nënpresident i Obamës midis viteve 2009-2017, priti ish-shefin e tij.

“Ndiehemi si në kohë të vjetra”, tha Biden./M.M.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota