Rusia përjashtohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut
BKT
Rajoni dhe Bota

Rusia përjashtohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Me 93 vota për, 24 kundër dhe 58 abstenime, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka pezulluar anëtarësimin e Rusisë në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të kësaj Organizate.

RTK

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 93 vota për, 24 kundër dhe 58 abstenime ka marrë vendim për të pezulluar Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i kësaj organizate.

Në draft Rezolutë, Asambleja e Përgjithshme ka thënë se Asambleja e Përgjithshme do ti pezullojë të drejtat e anëtarësimit në Këshillin për të Drejtat e Njeriut të një anëtareje që ka kryer shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut.

Për të përjashtuar Rusinë nga ky këshill, janë dashur dy të tretat e votave të përgjithshme të asamblesë. Përfaqësuesi i Rusisë, Gennady Kuzmin e ka dënuar votimin e kësaj Rezolute, por këtë e kanë bërë edhe vendet si Koreja e Veriut dhe Siria. Kundër ka votuar edhe Bjellorusia. Edhe Kina ka votuar kundër por votën kundër e kishte paralajmëruar qysh para votimit.

Në mesin e vendeve që kanë abstenuar janë India, Egjipti dhe Afrika e Jugut. Më herët, përfaqësuesi rus ka thënë se votimi është një përpjekje e SHBA-së për të ruajtur pozicionin e saj dominues dhe kontrollin e përgjithshëm.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota