Steinmeier: Putin, ndale këtë çmenduri
BKT
Rajoni dhe Bota

Steinmeier: Putin, ndale këtë çmenduri

Kryetari i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, pas takimit me homolgun e tij finlandez, Sauli Niinistô, përcollën, përmes videos, fjalimin e kryetarit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, në Parlamentin finlandez.

Steinmeier-i, i cili është kritikuar për qëndrimet e tij politike proruse, pati një porosi për Putinin: Ndale këtë çmenduri!

Të dy presidentët kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë dhe për, siç e quajti Steinmeier “Zeitenvende”, pikën kthese në kohë, invadimi rus në Ukrainë.

Presidenti gjerman, në konferencë për shtypin finlandez, bashkë me presidnetin Niinistô, deklaroi se Putini ka nënçmuar demokracinë, transmeton RTKLive.

Ndërsa, presidenti finlandez, Sauli Niinistö, shtoi se Finlanda ka vënë re ndryshimin e Gjermanisë në politikën e sigurisë dhe e sheh atë shumë pozitivisht.

Të pyetur për furnizimin e Ukrainës me armë të rënda, presidenti gjerman,  Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se një veprim i tillë është i vështirë, ndërkaq nga ana e tij, presidenti Niinistô, shtoi se kjo çështje përmban në vetvete një dilemë, nga njëra anë, ne kemi nevojën e madhe për të ndihmuar Ukrainën në ankth dhe për ta bërë Rusinë të ndalojë vrasjet e, nga ana tjetër, ekziston rreziku i përshkallëzimit të gjerë të luftës, për shembull nëse ndërhyjnë vendet e NATO-s./M.M.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota