Reali ‘harron’ Mbappen, rikthehet kah Haalandi
BKT
Sport

Reali ‘harron’ Mbappen, rikthehet kah Haalandi

Real Madridi raportohet se e ka ‘harruar’ Kylian Mbappen e PSG-së dhe ka rikthyer interesimin për yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

‘Los Blancos’ prej kohësh janë të lidhur me transferimin e Mbappes, por sipas mediave të huaja, PSG e ka bindur francezin për rinovimin e kontratës së re.

Krerët e skuadrës ‘merenguese’ mësohet se janë duke përgatitur ofertën bindëse për Haaland.

Real Madrid duhet ta mposht Manchester Cityn e Pep Guardiolas për të transferuar yllin norvegjez në ‘Bernabeu’.

City thuhet se është më afër Haalandit, por një ofertë joshëse nga Madridi, mund t’ia ndryshojë mendjen reprezentuesit norvegjez, i cili konsiderohet një nga lojtarët më të mirë në planet. /F.BYTYQI/