Video: Zgjedhjet presidenciale në Francë
Ardiana Gashi
Votuesit francezë votuan në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale pas një fushate të lënë në hije nga pushtimi rus në Ukrainë. Norma përfundimtare e abstenimit parashikohet të arrijë në 26.5% katër pikë më e lartë se në raundin e parë në 2017 thonë sondazhet e fundit.
Në zgjedhjet presidenciale franceze ishin njëmbëdhjetë sfidues, nga një komunist në të majtë deri tek kandidatët kundër imigracionit në të djathtën ekstreme të cilët donin rrëzimin e presidentit aktual, Emmanuel Macron, pasi ai kërkon të bëhet presidenti i parë francez që fiton rizgjedhjen që nga Zhak Shirak më 2002.
Dy kandidatët që do të marrin më shumë vota do të kualifikohen për raundin e dytë dhe të fundit të zgjedhjeve më 24 prill.
Shumë francezë fajësojnë Macronin se nuk ka bërë mjaftueshëm për t'i ndihmuar ata të përballen me kostot në rritje të ushqimit, karburantit dhe ngrohjes, ose thonë se ai ka injoruar shqetësimet e brendshme mes fokusit të tij në luftën në Ukrainë.
Me luftën e ndezur në kufirin lindor të Bashkimit Evropian, këto zgjedhje presidenciale franceze
kanë implikime të rëndësishme ndërkombëtare, duke përfshirë potencialin për të riformuar identitetin e Francës të pasluftës dhe për të treguar nëse populizmi evropian është në rritje apo në rënie.
Rreth 48.7 milionë njerëz janë të regjistruar për të votuar, megjithëse sondazhet kanë paralajmëruar se një në katër mund të abstenojnë nga votimi.























