23:01 / 12.04.2022
Chelsea fiton në Madrid dhe ndeshja shkon në vazhdime
Chelsea e ka mposhtur Real Madridin si vendas me rezultat identik sikur që kishte humbur në ndeshjen e parë, duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime.
Rezultati i ndeshjes së sontme ishte 1-3, kurse rezultati i përgjithshëm 4-4.
Golin e parë e shënoi Mason Mount në minutën e 15-të për 1-0, rezultat që e mbylli pjesën e parë.
Chelsea arriti të shënojë edhe golin e dytë, ku pas një harkimi në zonë nga goditja e këndit me kokë gjuan Antonio Rudiger.
Në minutën e 75-të, Timo Werner merr një top në hyrje të zonës, kalon Alaban dhe Casemiron për 3-0.
Golin e vetëm për Real Madridin e shënoi Rodrygo në minutën e 80-të.























