Benfica synon ta befasojë Liverpoolin
Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e kthimit ndërmjet gjigantit anglez Liverpool dhe skuadrës portugeze, Benfica, e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen e parë, Liverpooli shënoi fitore me rezultat 3:1. Ndërkaq, nëse sot nuk do të ketë befasi, dhe Liverpooli arrin të kualifikohet, në gjysmëfinale e pret skuadra spanjolle Villarreal.
Sa i përket ndeshjes së sotme, Liverpooli do ta ketë të gjithë skuadrën e kompletuar, kurse te Benfica mungojnë Verissimo, Pinho dhe Silva.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë:
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Keita, Fabinho, Jones; Salah, Firmino, Diaz.
Benfica (4-4-2): Vlachodimos; Gilberto, Vertonghen, Otamendi, Grimaldo; Goncalves, Weigl, Taarabt, Everton; Ramos, Nunez.























