Eksod masiv pas sulmeve banditeske në Nigeri
BKT
Rajoni dhe Bota

Eksod masiv pas sulmeve banditeske në Nigeri

Më shumë se 4.800 njerëz në Nigeri janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pas sulmeve intensive brenda këtij vendi nga grupet e armatosura.

Sulmet janë kryer nga grupet e armatosura kriminale, të quajtura nga vendorët-banditë. Sulmet e fundit brutale janë kryer në disa komunitete në rajonin Plateau, në Nigerinë qendrore.

Vetëm të dielën, më shumë se 100 njerëz u vranë nga sulmet e tyre, bëjnë të ditur udhëheqës lokalë, transmeton RTKLive.

Njerëzit e zhvendosur brenda vendit kanë nevojë për mbështetje urgjente dhe ministri i Nigerisë për Çështjet Humanitare, Sadiya Umar Farouq, ka urdhëruar furnizime me ushqim, ujë, batanije dhe rrjeta gjumi për refugjatët./M.M.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota