09:23 / 14.04.2022
Arrestohet një artiste në Shën Petersburg
Një artiste është arrestuar në Shën Petersburg për përhapjen e “informacioneve të rreme” për forcat ruse.
Artistja Alexandra Skochilenko dyshohet se ka "këmbyer etiketat e çmimeve për copa të vogla letre që përmbajnë informacione qëllimisht të rreme se si Rusia përdor forcat e saj të armatosura" në një dyqan ushqimesh në Ukrainë.
Motivi përshkruhet nga hetuesit si "urrejtje politike ndaj Rusisë".
Skochilenko tani përballet me dhjetë vjet burg dhe gjoba të rënda dhe do të qëndrojë në paraburgim deri në hapjen e procesit gjyqësor, më 31 maj./M.M.























