COVID-19 – BM miraton vaksinën ”Valneva”
BKT
Rajoni dhe Bota

COVID-19 – BM miraton vaksinën ”Valneva”

Një vaksinë antiCovid-19 e zhvilluar nga kompania ”Valneva” mori miratimin nga Agjencia Rregullatore e Barnave e Britanisë së Madhe (MHRA).

Britania e Madhe ishte dashur të merrte 100 milionë doza të kompanisë franceze, por qeveria e anuloi marrëveshjen në shtator.

”Autoriteti i pavarur rregullator i barnave është i pari në botë që miraton produktin ‘Valneva”, theksoi MHRA në një deklaratë.

Vaksina e zhvilluar nga kompania, e cila ka një fabrikë në Livingston pranë Edimburgut, është vaksina e gjashtë kundër Covid-19 që i është dhënë një leje MHRA.

Kjo vjen pasi numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin të regjistruar çdo javë në Britaninë e Madhe dhe Uells vazhdon të rritet, megjithëse nivelet mbeten shumë nën ato të arritura gjatë valëve të mëparshme të virusit./atsh


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota