Medvedev: Suedia e Finlanda në Nato, Rusia do të veprojë
BKT
Rajoni dhe Bota

Medvedev: Suedia e Finlanda në Nato, Rusia do të veprojë

"Fjalimet e tilla janë bërë në Rusi prej vitesh," thotë Jyri Lavikainen, një studiues në Institutin e Politikës së Jashtme.

Sipas ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev, Rusia synon të ndërmarrë veprime në Detin Baltik, nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen aleancës ushtarake NATO, njofton Reuters, transmeton RTKLive

Medvedev tha se Deti Baltik nuk mund të flitet më si një zonë pa armë bërthamore, nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s.

"Ekuilibri duhet të rivendoset," tha Medvedev.

Vitet e fundit është raportuar se Rusia ka zgjeruar bunkerin e armëve bërthamore në rajonin e saj të Kaliningradit, në brigjet e Detit Baltik. Shkencëtarët e kanë konsideruar të mundshme që të ketë koka bërthamore në Kaliningrad.

Pas deklaratës së Medvedevit, ministri lituanez i Mbrojtjes, Arvydas Anusauskas, tha se Rusia edhe para luftës kishte armë bërthamore në rajonin e Detit Baltik, në Kaliningrad .

“Ka pasur gjithmonë armë bërthamore në Kaliningrad. Komuniteti ndërkombëtar dhe vendet në rajon janë plotësisht të vetëdijshëm për këtë”, tha Anusauskas për agjencinë e lajmeve BTS./M.M.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota