23:05 / 17.04.2022
Drita fituese e Kupës së Kosovës në volejboll
Volejbollistet e Dritës kanë triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës, për ta fituar trofeun prestigjioz në volejbollin kosovar.
Ishte një rikthim sensacional nga ekipi i Lorik Ilazit, i cili arriti të përmbysë rezultatin nga 2-0 në 3-2 (24-26, 21-25, 25-13, 25-17, 15-13) në sete, për të fituar trofeun e parë këtë sezon.
Gjatë tërë ndeshjes u zhvillua lojë e fortë dhe e barabartë, por në fund më të përqendruara dolën të jenë vashat e ekipit gjilanas.
Ndeshjet finale të Kupës së Kosovës në volejboll u transmetuan drejtpërdrejt në RTK.























