Haaland te City?
BKT
Sport

Haaland te City?

Sulmuesi i Borusia Dortmund, Erling Haland, duket se është më afër se kurrë transferimit te Manchester City, me këta të fundit që pranuan kushtet e kërkuara nga norvegjezi.

500 mijë paund në javë që do të shkojnë në llogaritë e sulmuesit, nëse Haaland hedh firmën në kontratën e dhënë nga sheikët.

Gjithashtu City është gati të paguajë dhe 63 milionë paund për norvegjezin, duke mposhtur kështu konkurrencën e klubeve të tjera si: Real Madrid, Barcelona apo PSG.