‘Dorëzohet’ Bayerni, ja sa para kërkon për Lewandowskin
BKT
Sport

‘Dorëzohet’ Bayerni, ja sa para kërkon për Lewandowskin

Bayern Munich duket se është dorëzuar në garën për ta mbajtur në skuadër yllin e tyre, Robert Lewandowskin.

Fatmir Bytyqi /RTKLive.com

Sulmuesi polak në verën e vitit të ardhshëm, mbyll kontratën me ‘bavarezët’, dhe e ardhmja e tij, sipas medieve të huaja, do të jetë larg Munich, transmeton RTKLive.com.

40 milionë euro për Lewan

Drejtuesit e Bayern Munich, po insistojnë që ta mbajnë në klub të paktën edhe për një vit, Lewandowskin, por duket se lojtari kërkon sfidë të re.

Klubi nga ‘Alianz Arena’ nëse nuk do ta mund të bind polakun, atëherë kërkon 40 milionë euro për shitjen e ish-sulmuesit te Borussia Dortmundit.

Xavi e do Lewan në skuadër

Barcelona është në ndërtim të një skuadre të denjë për sezonin e ardhshëm. Trajneri i ‘Blaugranave’, Xavi Hernandez është duke i monitoruar disa lojtarë. Leëandoëski thuhet se është në listën e strategut katalonas.

Krerët e Barcelonës janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me 33-vjeçar-in, i cili është lojtari kryesor tek Bayren Munich.