Lautaro preferon Liverpoolin jo Arsenalin
BKT
Sport

Lautaro preferon Liverpoolin jo Arsenalin

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez vazhdon të mbetet një nga lojtarët më të kërkuar nga klube të mëdha evropiane, me theks të veqantë nga dy skuadrat e njohur të Premier League-s.

Fatmir Bytyqi /RTKLive.com

Arsenali sipas medieve angleze, është klubi i radhës që i ka hyrë garës për yllin argjentinas.

Pas Liverpoolit edhe Arsenali e do Martinez-in në skuadër. Por, sipas “Tuttomercatoweb” sulmuesi argjentinas preferon Liverpoolin para Arsenalit në rast se ai transferohet në Angli.

Interi s’heq dorë nga Martinez

Ndryshe, Martinez monitorohet edhe nga klubi i madh spanjoll, Barcelona.  

Reprezentuesi i Argjentinës, po shfaq formë të lartë këtë sezon të garave me Interin.

‘Nerazurët’ thuhet se nuk do të heqin dorë nga ylli i tyre, dhe skuadra italiane është e gatshme të nis negociatat me lojtarin për kontratën e re.