Pesë suedezë kanë vdekur në luftën e Ukrainës
Ministria e Jashtme ruse ka njoftuar Departamentin e Jashtëm suedezë se pesë shtetas suedezë janë vrarë në luftën që po zhvillohet në Ukrainë.
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive.com
Departamenti i Jashtëm suedez po përpiqet të zbulojë për identitetet e tyre, ku janë vrarë dhe ku janë trupat e tyre, njofton Express.
Që nga fillimi i invadimit rus në Ukrainë raportohet se shumë suedezë kanë shkuar vullnetarisht të luftojnë. Dihet se Ukraina ka krijuar të ashtuquajturën “The International Legion of Defense of Ukraine”, ku luftëtarët vullnetarë nga e gjithë bota kanë ardhur për të luftuar për Ukrainën, kështu, qindra suedezë kanë shkuar në luftë.
Ministria e Jashtme ruse njofton se 5 suedezë janë vrarë në luftë, bën të ditur Express. Bëhet e ditur se me fillimin e invazionit rus mbi Ukrainën rreth 20.000 luftëtarë të huaj kanë arritur në Ukrainë për të luftuar, ndërkaq numri i pjesëmarrësve suedezë në luftën e Ukrainës varion, mendohet se janë rreth 670 suedezë.























