Dy oligarkë rusë dhe familjet e tyre janë gjetur të vdekur këtë javë
Milioneri rus, Sergei Protosenja dhe familja e tij u gjetën të vdekur në Lloret de Mar të Katalonjës. Ky është rasti i dytë në të cilin një milioner rus dhe familja e tij gjenden të vdekur këtë javë.
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive.com
Milioneri rus Sergei Protosenja dhe familja e tij janë gjetur të vdekur në rezidencën familjare në Lloret de Mar të Spanjës, rreth 75 kilometra nga Barcelona.
Sipas Telecinco spanjolle, Protosenja dyshohet se ka vrarë familjen e tij, sa ishin duke fjetur dhe më pas veten.
Protosenja ka shërbyer si zëvendëskryetar i Bordit të Novatek-ut, kompania e dytë më e madhe e prodhimit të gazit natyror në Rusi, ku konsiderohet se ka asete me vlerë më shumë se 400 milionë euro. Protosenja dhe familja e tij jetonin në Francë, por familja kishte një shtëpi pushimi në Katalonjë.
Kështu, brenda kësaj jave, të hënën, oligarku Vladislav Avayev, gruaja dhe vajza e tij u gjetën të vdekur në banesën e tyre në Moskë.
Avayev ka punuar më parë në Kremlin dhe ka mbështetur presidentin rus Vladimir Putin.
Avayev ka shërbyer edhe më parë si zëvendësdrejtor i Gazprombank, banka e tretë më e madhe në Rusi, njofton Sky News























