15:12 / 22.04.2022
Shtatë të vdekur nga zjarri në Institutin rus të Mbrojtjes
Në Institutin rus të Mbrojtjes, ku kryhen kërkime mbi armët, filloi të digjet rëndë, të enjten.
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive
Instituti ndodhet në qytetin e Tverit, rreth 160 km në veriperëndim të Moskës.
Mediat e kontrolluara nga shteti rus bëjnë të ditur se shtatë persona u vranë dhe rreth 20 u plagosën.
Sipas The Guardian, zjarri shpërtheu në një ndërtesë administrative, që i përket Institutit Qendror të Kërkimit të Forcave Ajrore Ruse, i cili i raporton Ministrisë së Mbrojtjes.























