Gjermania 1,5 miliardë euro eksporte armësh në 2021
Gjermania eksportoi armë me vlerë 1,5 miliardë euro (1,6 miliardë dollarë) në 2021, vlera më e lartë që nga viti 2017, sipas shifrave të publikuara nga Ministria gjermane e Ekonomisë.
Më shumë se 60% e tyre shkuan në vendet jashtë NATO-s, Bashkimit Evropian dhe vende të krahasueshme.
Dërgesat në të ashtuquajturat vende të treta janë veçanërisht të diskutueshme sepse disa prej tyre janë kritikuar për shkelje të të drejtave të njeriut ose janë përfshirë në konflikte rajonale.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë, eksportet e armëve shënuan një rritje në vitin 2021, i treti vit radhazi.
Eksportet arritën një total prej 1,38 miliardë euro në vitin 2020.
Vitin e kaluar, Gjermania eksportoi armë në 10 vende kryesore si, Egjipti, Izraeli, Katari, Turqia, Britania e Madhe, Norvegjia, dhe vendet e BE-së, Italia, Holanda, Letonia dhe Austria.
“Fakti që Turqia është një nga vendet ku janë eksportuar më shumë armë gjermane të luftës, pavarësisht pushtimeve të paligjshme të Irakut, Sirisë dhe Libisë dhe kërcënimeve ushtarake ndaj Greqisë dhe Qipros, e bën farsë çdo thirrje të një politike të jashtme të bazuar në vlera nga qeveria e koalicionit të Berlinit”, deklaroi Sevim Dagdelen, një ligjvënës i partisë ”Die Linke”./atsh























