19:30 / 22.04.2022
Bale drejt MLS
Gareth Bale është në bisedime për një kalim në MLS me DC United, sipas gazetarit të Washington Post, Steven Goff.
Bale ka luajtur për klube të njohura, por më së shumti te Real Madrid. Gjatë kohës në Madrid, uellsiani i ka fituar dy tituj në La Liga dhe katër trofe në Ligën e Kampionëve.
Ai së fundmi ishte i huazuar nga Real Madrid tek Tottenham.
Gjithashtu Bale angazhohet nga viti 2006 edhe te Kombëtarja e Uellsit, duke qenë një prej protagonistëve kryesorë.
U. Krasniqi























