Dëme materiale nga tërmeti në Bosnje e Hercegovinë
Jeton Musliu / RTKlive.com
Pas tërmetit të fortë të së premtes në mbrëmje në Bosnje e Hercegovinë, ku është konfirmuar se një vajzë ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve që mori dhe disa të tjerë janë lënduar, sipas televizionit publik të Bosnjes, BHRT, një numër i madh i qytetarëve po publikojnë foto nga dëmtimet e objekteve.
Kështu, nga Stolaci, vendi që e ka ndjerë më së shumti këtë termet, vazhdojnë të mbërrijnë në televizion, fotografi të dëmeve materiale.
Shërbimi i zjarrfikësve në Lubinje tha për BHRT se dëme materiale janë shkaktuar në disa objekte banimi, shtëpi, objekte, si dhe në ndërtesat e Komunës së Lubinjës, spitalit dhe shërbimit zjarrfikës.
Disa pjesë të Mostarit dhe Capljinës kanë mbetur pa energji elektrike. Në të dyja këto qytete ka pasur dëme materiale në disa objekte banimi, kurse nga paniku, njerëzit dolën në rrugë në shumë qytete të tjera të vendit.
Lexuesit raportuan se në pjesën e rrugës kryesore M-17 ndërmjet Bunës dhe Zhitomisliqit, në rrugë ka pasur shkarje të mëdha shkëmbinjësh.
Dëme panik raportohet të ketë pasur në shumë qytete të Bosnje e Hercegovinës, por më së shumti në rrethinën e Mostarit.























